Mancini e "merr" me të mirë Rooneyn

Roberto Mancini i ka mbajtur anën Wayne Rooneyt pas lënies në bankën rezervë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Real Madridit. Mancini ka thënë se e kupton Rooneyn dhe se i'a di hallin.
"Unë e kuptoj më së miri Rooneyn se pse ai ka mundur të ndihet keq. Ai është një prej sulmuesve më të mirë në Evropë dhe mund të ndihet keq që të jetë rezervë në një ndeshje të rëndësishme.
Nuk e di unë nëse ai do të largohet nga Manchester United, këto gjëra mund të ndodhin në secilën skuadër. Ai po kalon formë shumë të mirë në skuadër dhe ishte befasi që nuk startoj në atë ndeshje" deklaroj Mancini.
Manchester City ishte shumë afër transferimit të Rooneyt në vitin 2010, transfer i cili dështoj në momentet e fundit të afatit kalimtar./Indeksonline/