E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini uron, por se pranon

Roberto Mancini ka thënë para ndeshjes me Manchester United se ai që tani mund të uroj rivalët e tij për titull në Premierligë. Por trajneri italian nuk e pranon diferencën prej 15 pikësh ndaj liderit anglez.

"Unë mund ti uroj titullit por jo të pranoj diferencën. Manchester United ka fluturuar në ligë duke bërë një seri fantastike të fitoreve. Ata e meritojnë të jenë të parët por jo me një diferencë prej 15 pikësh. Dua që skuadra ime të fitoj për të zbritur atë diferencë. Ky mbase do të jetë qëllimi kryesor i yni" deklaroj Mancini./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›