E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i Beqjes rrezon maxhorancen ne Kuvend



Votimi per heqjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja nxori ne pah rrezimin e maxhorances ne Kuvend. Kjo per faktin se pro heqjes se mandatit kane votuar 70 deputete dhe jo 71 te tille nderkohe qe te pranishem ishin 140 deputete. Por kryetarja e Kuvendit e ka cilesuar te miratuar kerkesen e deputeteve demokrat per heqjen e mandatit te Beqjes dhe me gjithe insistimin e socialisteve ajo ka refuzuar qe ti jape fjalen kryetarit te Grupit te PS-se Gramoz Ruci ndersa e ka cilesuar seancen te mbyllur. Jashte seances deputeti socialist Taulant Balla e ka akuzuar Topallin se perdor skema manipuluese per te mbajtur qeverine. Sipas tij nuk kane punuar mire butonat gjate votimit dhe se dy deputete te PS-se nuk kane marre pjese ne votim per shkak te ketij incidenti. Balla gjithashtu ka bere te ditur se disa deputete te maxhorances kane votuar kunder nismes se PD-se.
Manipulimi
Gjate votimit ne Kuvendin e Shqiperise te kerkeses se maxhorances per ti hequr mandatin deputetit Beqja shumica parlamentare ka rezultuar me 70 vota nga 140 te pranishem duke shenuar ne kete menyre heren e pare ku nuk arrin 71 votat e nevojshme per te krijuar shumicen parlamentare. Megjithate kryetarja e cilesoi te miratuar kerkesen per heqjen e mandatit te deputetit socialist. Nga tabela e rezultateve ne sallen e Kuvendit dukej qarte se te pranishem ne salle kane qene 140 deputete te Kuvendit te Shqiperise cka do te thote se kjo nisme politike e maxhorances duhej te merrte 71 vota per te arritur shumicen e cilesuar ndryshe nga sa rezultoi me 70 vota. Pervec socialisteve kunder maxhorances votuan deputetet Paulin Sterkaj Dritan Prifti Shpetim Idrizi dhe abstenuan Lefter Koka i LSI-se e Dashamir Tahiri i PDU-se ndersa nuk votoi nje deputet. Partia per Drejtesi dhe Unitet dergoi pas votimit nje sqarim per mediat ne te cilin ben te ditur se dy deputetet e kesaj partie kane votuar kunder kerkeses per heqjen e mandatit te deputetit Beqja. PDU-ja as jep dhe as heq mandate. Per kete arsye votat e PDU-se sot nuk ishin pro heqjes se mandatit te deputetit Beqja - shkruhet ne njoftimin e PD-se.
Votimi
Kryetarja e Kuvendit e cilesoi te miratuar kerkesen per heqjen e mandatit te Beqjes me rezultatin 70 vota pro dhe 67 kunder. Nepermjet miratimit te kesaj kerkese nga Kuvendi ceshtja i kalon per shqyrtim Gjykates Kushtetuese e cila do te vleresoje nese deputeti Beqja e ka shkelur ose jo Kushtetuten. Para votimit kryetari i Grupit Kuvendor socialist Gramoz Ruci kerkoi votim te fshehte gje qe sipas tij parashikohet ne Rregulloren e Kuvendit ne ato raste kur votimi behet per individet. Kjo kerkese u refuzua nga Jozefina Topalli pasi po votohej per raportin qe do ti dorezohet Gjykates Kushtetuese dhe jo per individin. Votimi eshte kryer ne menyre te shpejte dhe pas mbylljes ne salle ka pasur kundershtime te forta nga ana e opozites. Ruci ka kerkuar fjalen por nuk i eshte dhene kjo e drejte nga kryetarja Topalli e cila mbylli menjehere punimet e seances.

Votuan kunder
Paulin Sterkaj
Dritan Prifti
Shpetim Idrizi

Abstenuan
Lefter Koka
Dashamir Tahiri

22 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›