E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandati i deputetit Rama Po shkelet ligji

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama akuzoi sërish të martën kryeministrin dhe maxhorancën, se po mbajne peng mandatin e deputetit të opozitës, në shkelje të hapur të ligjit.

"Mbajtja peng e këtij mandati është pjesë e degradimit të marrëdhënieve të Kuvendit me ligjin, me Kushtetutën. Ky rast përbën një shembull të panjohur më parë të cënimit të sovranitetit të popullit, ku ai përfaqësohet në Kuvend, mbi materialitetin e sovranitetit te popullit qe eshte numri i mandateve te Kuvendit", tha Rama.

Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, kryetari Rama theksoi se sektori i energjisë është në gjendje të rënduar dhe se njerëzit e thjeshtë po paguajnë kostot e një privatizimi të pamenduar mirë.

"Çmimi i energjisë është rritur,ndërsa familjet janë mbifaturuar. KESH-i është vendosur në gjendje të vështirë financiare. Koncesionarët e HEC-eve kanë probleme me bankat", tha Rama. Sipas tij, programi socialist për energjisë i adreson të gjitha problemet dhe ka qëllim zgjidhjen e duhur.

Topalli: Rama i fshihet realitetit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se deputeti i opozitës, që do të zerë vendin e mbetur bosh pas largimit të deputetes socialiste Rudina Seseri, do të vendoset sipas Kushtetutës.

"Rasti i deputetes Seseri është i paprecedentë në Parlament. Ndërkohë Partia Socialiste bën mirë të sjellë kandidaturat për vendin bosh në KKRT", tha Topalli, në një prononcim për mediat nga selia e kryesisë së Kuvendit.

Në këtë dalje publike, kryeparlamentarja sqaroi se ajo nuk mund të japë apo të heqë mandate, ndërsa akuzoi Ramën se po i fshihet realitetit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›