E Diel, 1 Nëntor 2026

Manipulimi me listen zgjedhore PS kallezon kreun e minibashkise 10

KOMENTET KODI EMBED VIDEO TE TJERA FORMAT KINEMA kodi embed per kete video

Partia Socialiste ka bere kallezim penal per kryetarin e njesise bashkiake numer 10 Blend Fuga. Deputetja e PS-se per Tiranen Ledi Shamku ka dorezuar ne Prokurorine e rrethit gjyqsor Tirane nje kallezimin per kryetarin e kesaj njesise dhe shefen e gjendjes civile ne kete njesi. Kallezimi penal sipas deputetes Shamku eshte bere per manipulimin me dashje te listave te votuesve.

Sapo dorezova kallezimin penal per kryetarin e njesise bashkiake numer 10 ne Tirane z. Blend Fuga dhe per shefen e zyres te gjendjes civile znj. Marinela Muca. Depozitova kallezim penal per manipulimin me dashje te listave zgjedhore te leshuara nga kjo njesi te firmosura perkatesisht nga kryetari i minibashkise dhe nga shefja e zyres se gjendjes civile. Ka nje mesazh te qarte per Saliun dhe Lulin e tij. Ta harrojne voten e kryeqytetasve. Ta harrojne manipulimin e votes se Tiranes. Ta harrojne te prekin voten e Tiranes sepse vota e kryeqytetasve do te shkoje ne ate drejtim qe i thote kurre me vrasjeve kurre me nje pushteti qe vret kurre me nje pushteti qe vjedh dhe nje pushteti qe tallet dhe neperkemb jeten e qytetareve. Saliu dhe Luli i tij ta harrojne te prekin voten e shqiptareve. Ky ishte edhe misioni i kesaj padie. Ne voten do e mbrojme tha Shamku.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›