E Enjte, 5 Nëntor 2026

Manja-Živković: Rrisim aksesin në drejtësi për grupet e margjinalizuara

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti në një takim në Tiranë Ivana Živković, ndihmëssekretare e Përgjithshme e OKB-së dhe drejtoreshë e Byrosë Rajonale për Evropën dhe CIS në UNDP.

Manja dhe Živković diskutuan mbi suksesin e Ndihmës Juridike Falas në Shqipëri, që tashmë do të shtrihet edhe në rajon si model suksesi.

“Me mbështetjen e UNDP-së dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), jemi të përkushtuar për të rritur aksesin në drejtësi për grupet e margjinalizuara dhe për të avancuar modernizimin e shërbimeve publike përmes inovacionit dhe digjitalizimit”, tha Manja.

1 nga 4

/k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›