E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manning kërkon falje: Duhet të paguaj çmimin

Bradley Manning, spiuni i dënuar tashmë i ushtrisë amerikane, pranoi ditën e mërkurë se me veprimin e tij, duke nxjerrë dhjetra mijëra faqe dokumentesh të klasifikuara, ai dëmtoi popullin dhe Shtetet e Bashkuara.

E kam kuptuar se ajo që bëra ishte e gabuar, por nuk i vlerësova pasojat e gjera, që do të kishin veprimet e mia, tha ai gjatë seancës dëgjimore në Fort Meade të Maryland-it. Doja ti ndihmoja njerëzit, jo ti dëmtoja ata.

Ish-analisti i inteligjencës së ushtrisë u dënua për vjedhjen dhe shpërndarjen e 750 mijë faqeve të dokumenteve të klasifikuara, por edhe videove drejt Wikileaks. Akuzat ndaj tij përfshinin shkelje të Aktit të Spiunazhit.

Ai u shpall fajtor për 20 nga 22 akuzat ndaj tij, ndaj dhe mund të ndëshkohet me 90 vjet burgim, nëse gjykata jep dënimin maksimal.

Por, kolonele Denise Lind, gjykatëse e kësaj çështjeje, ka treguar tashmë se nuk është e prirur ta dënojë atë maksimalisht. Pasi e shpalli atë jo fajtor për akuzën më të rëndë ndaj tij, ndihmën ndaj armikut, dhe pasi dha vendimin, ajo i dha një mocion mbrojtës, që uli ndëshkimin maksimal për të nga 136 vjet burgim në 90 vjet.

Në momentin e vendimeve të mia, kisha të bëja me shumë çështje, tha ai, duke shtuar se kjo nuk ishte një kërkesë faljeje për atë që bëri. Manning i tha gjykatëses se ai e pranon, që duhet të paguajë një çmim për çfarë bëri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›