E Diel, 1 Nëntor 2026

Manovra të rrezikshme në rrugë/ Tiranë, gjobiten tre drejtues mjetesh me flamuj

Tre drejtues automjetesh u ndëshkuan në Tiranë pasi kryen manovra të gabuara, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Forcat e rendit kanë marrë edhe masën e bllokimit të automjeteve, të cilat ishin zbukuruar me simbolet e flamurit kombëtar me rastin e 28 Nëntorit.

Sipas Policisë, masat u morën gjatë kontrolleve të ushtruara në disa akse të kryeqytetit, ku efektivat konstatuan, tek Bulevardi i Ri, tre automjete që po kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, duke krijuar situata të rrezikshme për qarkullimin.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe çdo veprim që cenon sigurinë publike.

/ abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›