Maqedoni: Familjet apelojnë për evakuimin e të afërmeve

Punëtorët nga Maqedonia presin që edhe sot të evakuohen nga Libia. Keshtu bëjnë të ditur burime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup.
Familjet e tyre janë në kontakte të vazhdueshme me MPJ për tu njohur me fatin e të afërmeve të tyre që janë në portin e Bengazit, ndërsa siç bëjnë të ditur familjarët komunikimi po realizohet nëpërmjet kontakteve telefonike dhe të internetit.
Rreth 30 punëtorë nga Maqedonia janë të vendosur nëpër tenda refugjatësh, të cilët kanë ngelur me pak ushqime dhe pak para. Ata kanë bërë të ditur për të afërmit e tyre se dy rrogat e fundit nuk i kishin pranuar.
MPJ ka bërë të ditur se po ndjek situatën dhe vazhdimisht informohet për gjendjen e shtetasve të bllokuar, për të cilët pritet organizimi i evakuimit me anijet turke, të cilët pritet të mbërrijnë në portin e Bengazit, për ti evakuuar edhe shtetasit turq.