E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni Fillon fushata e zgjedhjeve parlamentare

Ne 20 ditet e ardhshme partite politike pjesemarrese ne procesin zgjedhor ne mitingje dhe tubime me qytetare do te shpalosin platformat e tyre zgjedhore. Bashkohu ia vlenTa kthejme krenarine Ne jemi popull Bashke drejt qellimit jane disa nga slloganet me te cilat garojne partite politike. Ne platformat e tyre zgjedhore dominojne premtime per hapjen e vendeve te reja te punes mekembjen ekonomike anetarasimin e vendit ne strukturat euroatlantike si dhe luften kunder krimit te organizuar.

Bashkimi Demokratik per Integrim ne platformen e saj theks te vecante i ka kushtuar Marreveshtjes se Ohrit si nje bazament per ndertimin e shoqerise multietnike dhe qe garanton statusin e avancuar juridik te shqiptareve ne Maqedoni. Nje nga prioritetet kryesore edhe me tej mbetet implementimi i plote i Marreveshjes se Ohrit zhvillimi ekonomik i vendit dhe procesi i integrimit vlereson Abdylaqim Ademi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Branko Crvenkovski Radmila Sekerinska dhe Zoran Zaev filluan fushaten per SDSM

VMRO-DPMNE ne platformen e saj ka inkorporuar 1200 projekte realizimi i te cilave eshte parakusht per mireqenien e qytetareve. Ulja e tatimeve zvogelimi i vleres se shtuar ne shume prodhime bujqesore dhe industriale dhe hapja e vendeve te reja te punes jane ide te reja ne politiken ekonomike te VMRO-DPMNE-se thote Nikolla Gruevski.

Partia Demokratike Shqiptare do ti ofroje elektoratit nje marreveshtje te re politike midis shqiptareve dhe maqedonasve. Me rendesi eshte qe fillimisht te zgjidhen dy ceshtje shume te rendesishme- procesi i vendimmarjes dhe ndarja proporcionale e buxhetit. Ne kete menyre do te sigurohen kushtet e tjera per vazhdimin e negociatave shprehet Agon Ferati nga PDSH.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ali Ahmeti kryetari i BDI

Bashkimi Demokratik Kombetar per barazine e shqiptareve ne Maqedoni ne platformen e tij ofron federalizim. Ky koncept ky obsion vleresojme se eshte shume i rendesishem per shqiptaret dhe te gjithe duhet ta kuptojme se zgjidhje tjeter nuk ka per shqiptaret thote Hysni Shaqiri.

Koalicioni opozitar maqedonas i udhehequr nga Lidhja Social Demokrate ofron ne keto zgjedhje ndryshime serioze ne fushe sociale te shendetesise dhe ne vecanti ne ekonomi. Investimeve nga jashte do te jene prioritet i kesaj partie. Perfundimisht e majta dhe e djathta duhet te pastrojne me te kaluaren per leshimet qe jane bere ne privatizim apo ne reformat e gabuara. Qytetaret jane te etur per ide dhe koncepte te reja ka thene Branko Cervenkovski.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rufi Osmani udheheq Rilindjen Demokratike Kombetare

Rilindja Demokratike Kombetare e udhehequr nga Rufi Osmani ne keto zgjedhje do te fokusohet ne rendesine e realizimit te shtetformesise shqiptare ne Maqedoni si dhe avancimin e makropolitikave ekonomike. Alokimi i pjeses adekuate te buxhetit si investime kapitale ne komunat shqiptare fuqizimi permbajtesor i decentralizimit fiskal pjesemarja cilesore e shqiptareve ne administraten publike dhe zgjidhja e ceshtjes se emrit thote Ermir Ramadani. Te gjitha partite politike pjesemarrese ne zgjedhjet e 5 qershorit kane nenshkruar kodeksin e miresjelljes gjate fushates parazgjedhore.

Autor Fatos Musliu

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›