E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Menduh Thaçi: Lufta ska përfunduar!

Për liderin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, lufta mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk ka përfunduar, por, siç thotë ai, është vetëm në një time-out. Ajo luftë vazhdon dhe kjo është më e rrezikshme, pasi vazhdon nën tokë (underground), ku dy palët kanë zënë pozicionet e veta, shprehet Thaçi.

Ai paralajmëron se Maqedonia do të shkatërrohet shumë shpejt nëse nuk i qaset seriozisht vendimmarrjes ndërmjet dy popujve, pasi shqiptarët ende nuk janë vendimmarrës në institucionet shtetërore, por mbajnë vetëm simbolikën e figurantit.

Kundërshtarin e tij politik, Ali Ahmetin, e quan mercenar, i cili, sipas tij, funksionon në emër të interesave maqedonase.

Kreu i PDSH-së në Maqedoni thotë se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka potencialin që të jetë gardian i shqiptarëve në rajon dhe tregon arsyet e vërteta të prishjes së raporteve me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai flet me simpati për aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe pse pranon se nuk ka miqësi personale me Albin Kurtin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›