E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni Toshack largohet nga kombetarja

John Toshack nuk do të jetë më trajneri i kombëtares maqedonase të futbollit. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Maqedonase e Futbollit.

“Trajneri i Maqedonisë, John Toshack, nuk është i gatshëm të plotësojë kushtet e presidentit Ilco Gjorgjioski dhe kontrata me të është ndërprerë në mënyrë konsensuale”, lexohet në një komunikatë për shtyp.

Ish-trajneri i Real Madrid në fund të viteve ’80 ka drejtuar Maqedoninë në 8 ndeshje duke arritur vetëm 1 fitore në eliminatoret e EURO 2012, ndaj Andorrës.

Toshack, i cili jeton në Spanjë, nuk ka pranuar që të transferohet në vendin ballkanik ashtu siç kërkonin drejtuesit e federatës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›