E Hënë, 2 Nëntor 2026

Maqedoni e Veriut, mbahet balotazhi i zgjedhjeve lokale

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votojnë më 2 nëntor në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 33 komuna, në të cilat nuk pati fitues të qartë në rundin e parë, përfshirë kryeqytetin, Shkupin.

Votimet në balotazh do të përcaktojnë kryetarët e komunave në disa zona urbane dhe rurale.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, pas së cilës pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta fillojë numërimin e votave dhe shpalljen e rezultateve.

Mbi një milion qytetarë kanë të drejtë vote.

Komunat dhe qytetet ku sot zgjidhen kryetarët në balotazh janë: Shkupi, Aerodromi, Bogovina, Bërvenica, Vallandova, Vinica, Dibra, Debarca, Demir Kapi, Dojrani, Dollneni, Zrnovci, Karposhi, Kërçova, Konçe, Koçani, Krusheva, Kumanova, Maqedonia Mogilla, Negotina, Probishtipi, Rankovca, Rosomani, Struga, Studeniçani, Tetova, Qendra, Çeshinovë-Oblesheva, Çucer Sandeva dhe Shuto Orizari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›