E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, korrupsioni i perhapur ne universitete

Ne kater universitetet e Maqedonise korrupsioni ka hedhur rrenje dhe studentet qendrojne ne heshtje para kesaj dukurie.

Keshtu thote nje sondazh i kryer se fundmi nga USAID, i cili ka intervistuar studentet e kater universiteteve te vendit fqinj.

Sipas anketes, gjysma e te anketuarve vleresojne se ryshfeti dhe nepotizmi ekzistojne, ndersa gjysma e tyre thone se jane gjendur ne raste te tilla.

Por, edhe pse e kane pranuar ekzistencen e korrupsionit, nje e treta e te intervistuarve kane deklaruar se nuk do ta luftonin ate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›