Maqedoni pse humbi deputeti i diaspores ne SHBA

Zgjedhjet ne Maqedoni
Shkup 23 qershor 2011 NOA 8211 Shoqata Atdhetare Dibra e cila vepron ne SHBA thekson se humbja e nje deputeti ne diaspore ishte rezultat i mosregjistrimit te tyre ne vendet ku jetojne.
Apelojme tek te gjithe ju te nderuar bashkevendes qe te regjistroheni pra qe ju dhe institucionet tona ne vendlindje ta dine te pakten numrin e perafert te dibraneve dhe per te nxjerr ne zgjedhjet e ardhshme numrin e votuesve dibran ne diaspore. Ku sic e dini me ligjin e ri te Maqedonise diaspore jo vetem qe ka te drejte te votoje por ka te drejte te kete edhe deputetin e saj nga diaspora perkatesisht nga SHBA 8211 Kanada ku mendohet se jetojne me shume se 15 mije dibrane thuhet ne njoftimin e Shoqates Atdhetare Dibra SHAD.
Ne thirrjen e saj per regjistrimin e komunitetit dibran Shoqata Atdhetare Dibra thekson se ka ardhur koha dhe e lypen nevoja qe te ndihmojme vetveten njeri-tjetrin dhe Dibren e mbetur jetime.
Fatkeqesisht shkas i mosregjistrimit shqiptaret humben deputetet e diaspores ne Evrope dhe SHBA e Kanada per ne Parlamentin Maqedonise. Keta deputete u humben vetem sepse shqiptaret nuk ishin te regjistruar. Vetem 84 vota ishin te shqiptareve ne SHBA dhe Kanada cka absolutisht nuk i pershtatet realitetit me numrin e shqiptareve thuhet me tej ne njoftim.
Ne kuadrin e regjistrimeve zyrtare te shqiptareve ne Shqiperi Kosove Maqedoni Mal te Zi Shoqata Atdhetare Dibra per dibranet ne Amerike ka prezantuar nje projekt te iniciuar nga dhjetera familje dibrane ne SHBA te cilet kerkojne regjistrimin e popullsise dibrane ne Amerike.
Kjo shoqate ne nje njoftim elektronik nepermjet faqes se saj ne internet u drejtohet te gjithe dibraneve ne Amerike te mos e humbasin kete rast per t8217u regjistruar.
Shoqata Atdhetare Dibra gjithashtu ju mundeson qe regjistrimin t8217a beni duke klikuar ne formularin per regjistrim ne faqen e internetit http//www.jotform.com/form/11663557453 .
INA/NOA