Maqedoni sherr ne parlament

Deputetet shqiptare te opozites dhe ata te BDI-se ne pushtet u fyen dhe gati sa nuk u perleshen fizikisht me njeri-tjetrin pasi opozita e konsideroi ligjin si perjashtim te 250 mije shqiptareve nga regjistrimi.
Partite opozitare shqiptare kerkojne rritjen e afatit te mbajtjes se procesit dhe rritjen e numrit te shqiptareve ne entin shteteror te statistikave.
Duke votuar kete ligj BDI mohoi regjistrimin e mbi 250 mije shqiptareve nenshtetas te Maqedonise te cilet perkohesisht punojne dhe jetojne ne Europe dhe ne Amerike deklaroi Imer Selmani kryetar i partise Demokracia e Re.
Ashper u deklarua edhe PDSH e cila tha se do te ftoje shqiptaret te bojktojne procesin e regjistrimit.
Nuk u moren parasysh kerkesat e Partise Demokratike Shqiptare dhe ne riperserisim qendrimin tone se do ti ftojme shqiptaret qe te bojktohet regjistrimi deklaroi deputeti i PDSH Imer Aliu.
Nderkohe deputetet e BDI-se ne aleance me kryeministrin Gruevski shprehen se ligji nuk demton interesat e askujt.
Ne Maqedoni regjistrimi nuk kryet thjesht per statistika pasi ne baze te marreveshjes se Ohrit komuniteti qe tejkalon 20 perqindeshin fiton te drejta specifike.