Maqedoni, tërhiqet libri i historisë

Ministria e Arsimit në Maqedoni tërheq librin e historisë i cili u kundërshtua ashpër prej shqiptarëve pasi e paraqiste Kosovën si pjesë të Serbisë edhe pse Shkupi zyrtar ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Tërheqja ka ardhur pas kundërshtimit të opinionit publik dhe atij politik shqiptar në Shkup, ku u kërkua korigjimi i tekstit dhe hartave të tij.
Ministria e Arsimit maqedonase tërhoqi tekstin dhe justifikoi daljen e tij në treg me mospërgatitjen e teksteve të reja.