E Enjte, 5 Nëntor 2026

Maqedonia e V. dorëhiqet ministri i Besës, Thaçi: Kemi 61 deputetë

Situata politike në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë e paqartë. Mediat në Shkup shkruajnë Lëvizja “Besa”, që tashmë i është bashkuar grupimit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ka tërhequr anëtarët e saj nga qeveria. Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, bashkë me dy zëvendësministra të tjera dhanë dorëheqjen nga postet e tyre. Tani mbetet e paqartë situata me mazhorancën parlamentare, teksa duket se asnjëra palë nuk formon shumicën.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se deputeti Kastriot Rexhepi është paraqitur në polici dhe ka mohuar raportimin për zhdukjen e tij. Në deklaratën e tij, ligjvënësi i Lëvizjes “Besa” thotë ishte strehuar vullnetarisht tek një miku i tij, për t’u mbrojtur nga trysnia e madhe që solli seanca për rrëzimin e qeverisë. Përpara deklaratës në polici, deputeti Rexhepi i bëri thirrje drejtuesve të partisë “Besa” që të mos marrin vendime të nxituara.

Thaçi: Kemi 61 deputetë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se shumica parlamentare ka 61 deputetë dhe jo 59, siç pretendon opozita. 

“Shumica i ka 61 deputetë. I kemi 61, nuk diskutohet”, tha Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›