E Enjte, 5 Nëntor 2026

Maqedonia e Veriut urdhëron gjashtë diplomatë të tjerë rusë të largohen nga vendi

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut urdhëroi të premten gjashtë diplomatë rusë të largohen nga vendi për shkak të shkeljeve të normave diplomatike, dëbimi i dytë i tillë në më pak se një muaj, thuhet në një deklaratë raporton Reuters.

Një notë diplomatike i është dorëzuar Sergej Bazdnikin, ambasadorit të Rusisë në Shkup dhe diplomatët kanë pesë ditë kohë për t’u larguar nga vendi, thuhet në të.

“Gjashtë diplomatët rusë në fjalë po angazhoheshin në aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, thuhet në deklaratën e postuar në faqen e internetit të ministrisë.

Zyrtarët nga ambasada ruse në Shkup nuk mund të kontaktohen menjëherë për koment.

Më 28 mars, Maqedonia e Veriut, e cila është anëtare e NATO-s dhe dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, dëboi pesë diplomatë të tjerë rusë.

Vendi ballkanik që iu bashkua i është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›