E Enjte, 5 Nëntor 2026

Maqedonia i kërkon Shqipërisë dhe Bullgarisë të rivitalizojnë Korridorin e 8-të

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i është drejtuar me një letër zyrtare kohët e fundit homologëve të tij të Shqipërisë dhe të Bullgarisë, nëpërmjet të cilës ka kërkuar rivitalizimin e projekteve të Korridorit PanEuropian numër tetë. 
Sipas informacionit që ka RadioTelevizioni Shqiptar, zyrtar i Maqedonisë së Veriut ka kërkuar që shtetet dhe rajonet nëpër të cilat kalon, korridori të mundësojnë lidhjen më të mirë me portet e Adriatikut dhe Detit të Zi dhe qasje më të mirë në lëndët e para dhe tregjet. 
Sipas letrës që ministri i jashtëm maqeëdonis iu dërgon homologëve të tij në Ballkan, përmirësimi i lidhjes së ndërsjellë të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore është me rëndësi prioritare për promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë të Maqedonisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe zgjerimin e vëllimit të tregtisë dypalëshe.
Korridore të reja po ndërtohen në të gjithë rajonin, ndërsa ato ekzistuese që lidhin Lindjen dhe Perëndimin po modernizohen, duke çuar në pikëpyetje konkurrencën e korridorit që kalon nëpër Maqedoni. Megjithëse pozicioni i Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë mundëson, përmes Korridorit tetë, të jenë qendra tranziti për lidhjen e Detit të Zi dhe Detit Adriatik, për shkak të moszhvillimit të rrjetit të infrastrukturës, ky avantazh ende nuk është shfrytëzuar edhe pas 25 vitesh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›