Maqedonia, kontradiktore per vizat me Shqiperine
SHKUP - Zyrtare te qeverise se Shkupit jane shprehur dje, per BBC-ne, se Maqedonia nuk do te ktheje regjimin e vjeter te vizave me Shqiperine. Duke mos dashur te citohet me emer, nje zyrtar i larte ne Ministrine e Jashtme te Maqedonise perforcoi edhe se nuk pritet qe te diskutoje per heqjen e vizave mes dy shteteve fqinje. Mesohet se Shkupi do te sugjeroje lehtesim te regjimit te vizave, por brenda rregullave te reja qe hyne ne fuqi nga nje janari, te cilat jane sipas sistemit Shengen. Lehtesimet qe do te propozohen perfshijne hapjen e nje zyre konsullore ne ndonje qytet kufitar, lehtesime vizash per kategori te ndryshme qytetaresh, si dhe lehtesime per zonat kufitare. Qytetaret e tjere do te duhet te marrin vizat ne Ambasaden e Maqedonise ne Tirane. Keto masa te reja jane ne perputhje me nje ligj te Maqedonise per shtetasit e huaj. Ligji eshte i pergjithshem, pa percaktuar shtete specifike. Ai nuk vlen per shtetet me te cilat Maqedonia ka marreveshje dypaleshe, te cilat parashikojne mosekzistimin e regjimit te vizave.
Para disa javesh, kur ligji i ri u prezantua, pati reagime te medha si ne Shqiperi ashtu dhe ne Maqedoni. Ne perpjekje per qartesimin e ceshtjes, te enjten, ne Shkup do te zhvillohet nje takim i eksperteve te Ministrive te Jashtme te dy vendeve. Pala maqedonase do te synoje qe marreveshja me propozimet e saj te pranohet dhe nga pala shqiptare e me pas te nenshkruhet gjate takimit ne Tirane, muajin e ardhshem, mes Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha dhe homologut te tij maqedonas, Gruevski.
Nderkohe, zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme te Maqedonise, Vasko Andonovski, i cituar dje nga ATSH, tha se pala maqedonase eshte e perqendruar "vetem ne ate qe ndodhi pas hyrjes ne fuqi te ligjit te ri per qendrimin dhe levizjen e te huajve".