Maqedoni,kerkohet zyrtarizimi i shqipes
Faktori politik shqiptar ne Maqedoni kerkon zyrtarizimin e gjuhes shqipe ne nivel shteteror.“Ligji per perdorimin e gjuhes shqipe ne Maqedoni eshte i cunguar dhe eshte me se e nevojshme qe nepermjet rregullave parlamentare te mundesohet nje ligj i ri me te cilin te mund te rregullohet perdorimi paralel i gjuhes shqipe me ate maqedonase ne mbare territorin e Maqedonise.Kjo nenkupton se ende duhet punuar ne kete drejtim.Perfaqsues te spektrit politik shqiptar ne Maqedoni nga BDI dhe PDSH eshte i mendimit se kristalizimi i çeshtjes per implementimin e ligjit te gjuheve eshte me se i domosdoshem. Lideri i PDSH-se Menduh Thaçi i ka ofruar kryetarit te Parlamentit Veljanovski ndryshimet e ligjit per perdorimin e gjuheve, me te cilat gjuha shqipe do te trajtohej si gjuhe zyrtare.Nese nuk ka disponim per kete iniciative, PDSH-ja paralajmeron terheqjen e grupit parlamentar nga Parlamenti.