E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni,nis heshtja zgjedhore

Maqedonia të dielën e zgjedhë presidentin e saj të katërt, si dhe kryetarët e 43 komunave të mbetura dhe kryetarin e Shkupit.Të drejta vote kanë 1 792 082 zgjedhës të regjistruar në listën zgjedhore. Gjithsej 2.976 vendvotime të dielën duhet të hapen prej orës 7 deri në orën 19. Përsëritje të votimit nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale nuk ka. Zgjedhësit do të votojnë për dy kandidatët që fituan më së shumti vota në rrethin e parë, të mbajtur më 22 mars.Në fletëvotimin për kryetar me numër rendor numër një është kandidati i mbështetur nga koalicioni në pushtet Gjorgji Ivanov, ndërsa nën dy është kandidati i opozitës Lubomir Fërçkovski.Kryetarët e komunave zgjidhen në 43 komuna dhe në qytetin e Shkupit. Votimi nga rrethi i parë përsëritet në tetë komuna në 69 vende, ndërsa për këshilltarë në 21 komuna në 119 vendvotime. Në rrethin e parë u zgjodhën 41 kryetarë të komunave.Beteja të pasigurta për kryetarë të komunave zhvillohen në Ohër, Veles, Strugë, Tetovë, Gostivar, Berovë, Krushevë, Gjevgjeli dhe në komunat e Shkupit, Karposh dhe Qendër.Zgjedhjet presidenciale do të jenë të suksesshme nëse në votim dalin më shumë se 40 për qind e zgjedhësve të regjistruar, përderisa për zgjedhjen e kryetarëve të komunave s'ka cenzus. Këshilltarët komunalë zgjidhen sipas modelit mazhoritar. Pjesëmarrja e votuesve në rrethin e dytë ishte 53,44 për qind, ndërsa misioni ndërkombëtar vëzhgues vlerësoi se rrethi i parë i zgjedhjeve i plotësoi shumicën e standardeve, pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit të kaluar që u përcollën me parregullsi dhe incidente të shumta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›