E Diel, 1 Nëntor 2026

Maracan mbyll dyert deri ne 2012-n

Impianti do te behet gati per Boterorin e 2014-s

Stadiumi me i famshem ne Brazil Maracanagrave u ka mbyllur portat ne fytyre spektatoreve deri ne dhjetor te 2012-s. Tempulli mitik i futbollit i ndertuar per Boterorin e vitit 1950 qe u zhvillua ne Brazil do te kycet me 8 shtator.

Punimet

Punimet kane nisur nje muaj me vone ne krahasim me kerkesat e FIFA-s por federata braziliane ka vendosur te mbylle stadiumin vetem ne perfundim te ndeshjeve te kthimit te Brasileirao kampionati brazilian per te mos vene ne dizavantazh asnje nga skuadrat qe normalisht luajne ne stadiumin mitik per ndeshjet me te rendesishme. Mendohet se stadiumi do te kerkoje shpenzime pak sa te larta rreth 300 milione euro tek e fundit ekonomia braziliane i perballon dhe duhet te perfundojne ne dhjetor te 2012-s ndonje muaj para mbajtjes se Confederations Cup e cila do te jete e para vitrine boterore e Maracanagrave-se se re. Me pas do te vijoje Boterori 2014 me nje finale spektakolare e dyta pas asaj te vitit 1950 dhe ceremonite e hapjes dhe mbylljes e Olimpiades se Rios ne 2016-n. Punimet qe kane nisur tashme do te reduktojne numrin e vendeve nga 88 mije ne 83 mije dhe perfshijne gjithashtu edhe nje statuje te Peleacutese. Sipas planit e gjithe zona do te modernizohet duke i bashkangjitur stadiumit edhe dyqane e qendra tregtare.

Projekti

Projekti perfundimtar sa i perket rikonstruksionit nuk mund te quhet teresisht i perfunduar pasi ka prej atyre qe kundershtojne mbylljen e stadiumit. Fulminese do te deshironte te luante aty deri ne fund te kampionatit edhe pse punimet kane filluar tashme. Kjo kerkese tani eshte ne duart e avokateve por nuk duket te kete shume shanse per te fituar. Stadiumi i peruruar ne 1950 po perjeton rikonstruksionin e trete brenda 20 viteve heren e fundit u mbyll per 9 muaj ne 2006-n para Lojerave Panamerikane.

Ndeshja e fundit

Maracanagrave do te kycet 8 shtatorin e ardhshem. Me 3 shtator u zhvillua ndeshja e fundit mes Flamengos dhe Santosit. Maracanagrave eshte mbyllur me nje rezultat jo fort te gezueshem 0-0 frut i nje Flamengoje qe bashke me Adrianon ka humbur edhe formen e stines se shkuar dhe nje Santos me shume mungesa. Ne shfaqjen e fundit per dy vitet ne vijim nuk kane marre pjese aktoret me te preferuar Paulo Henrique Ganso ishte demtuar dhe Neymar qe ishte skualifikuar. Keshtu qe spektatoret kane pare me pak spektakel se cprisnin. Keta te fundit ishin mbledhur ne pjesen me te larte te stadiumit sepse tashme kane filluar punimet per rindertimin e stadiumit ne pjesen qe perfshin tribunat me te uleta afer fushes rindertim ky ne kuader te Boterorit 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›