Maradona i jep Lionel Mesit disa veti te Jezusit
Pasi ke pare Lionel Mesin me kater golat e shenuar ne ndeshjen e fundit, kunder Arsenalit, trajneri i Argjentines e ka krahasuar ate me Jezusin. Nderkaq, e tera bota ka vleresuar maksimalisht performancen dhe lojen qe po zhvillon Mesi, i cili i siguroi nje kualifikim te lehta katalanasve ne gjysmefinale te "Champions". Lionel Mesi ishte i vetem ne shkaterrimin e topcinjve dhe ka perseritur te njejten forme, si ne ndeshjet e kaluara. "Ne jemi te gjithe te lumtur me te. Te gjithe jemi edhe me fat qe Mesi eshte nga Argjentina. Ai po luan futboll, sikur te ishte Jezusi, ne keto momente", - theksoi Diego Armando Maradona. Trajneri i Argjentines foli edhe per nje episod me lojtarin, pas miqesores ndaj Gjermanise. Ai i foli vecmas argjentinasit Mesi, ne ate ndeshje qe u fitua 1-0 nga ana e Argjentines. - "I thashe se ditet e mia kur luaja kane kaluar me kohe. I tregova se presim prej kohesh, qe te shohim me te miren." Marredhenia deh krahasimi mes Maradones dhe Mesit ka bere qe te besojne te gjithe argjentinasit se boterori i ketij viti do te jete ne anen e Argjentines. "Leo eshte ne rrugen e duhur dhe ai po sheh para duke shenuar vazhdimisht rekorde te reja. Kam folur me kete lojtar, per dy ore me radhe, pas nje ndeshje te Barcelones". Maradona sqaroi se asnjehere nuk ka dashur qe te largoje Mesin nga ekipi i tij kombetar, pavaresisht kritikave qe kane vershuar ne drejtim te tij. - "I kam thene Lionel Mesit qe te kete te njejtin pasion per te luajtur per ekipin e Argjentines", - perfundoi Maradona.
Krahasimi
Para boterorit drejt Afrikes se Jugut, trajneri i Argjentines beson se skuadra aktuale eshte me e forte, ndaj pret suksesin e ekipit te drejtuar prej tij. "Deshiroj te instaloj nje besim me te larte te lojtaret e mi, sepse mendoj se ka me shume talent te kjo skuader, se talenti qe kishte ekipi qe doli ne vitin 1986."