E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona nje tifoz me shume per Napolin

Napoli është në luftë për titullin kampion për herë të parë që nga skuadra e famshme e udhëhequr nga Maradona në fundin e viteve 1980.

Ndonëse ish-futbollisti, i konsideruar si një prej më të mëdhenjve në historinë e këtij sporti, ndodhet në Argjentinë, një mik i tij siguroi se është duke e ndjekur me shumë interes dhe emocion këtë kampionat të napolitanëve.

”Ai po ndjek gjithçka me shumë vëmendje dhe provon një simpati të madhe ndaj të gjithëve. Titulli? Ai e ka përjetuar tek Napoli dhe është shumë supersticioz e optimist”, deklaroi Salvatore Bagni.

Megjithatë, ai nuk konfirmoi nëse Maradona do të udhëtojë deri në Itali, në rastin eventual të një titulli të fituar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›