E Hënë, 2 Nëntor 2026

Marash Kumbulla bën “bomberin” te Espanyol

Marash Kumbulla bën “bomberin” te skuadra e Espanyol në përballjen me Getafe në javën e 32-të të La Ligës. Mbrojtësi kuqezi zhbllokoi sfidën në minutën e 39-të duke bërë që RCDE Stadium të shpërthejë.

Ndeshja nisi shumë  e luftuar, me shumë faulle dhe ndërprerje. Kishte pak afrime të rrezikshme në secilën zonë, por Espanyol goditi rastin e parë në portë. Njëqind për qind efektive.

Në minutën e 39-të Kumbulla shfrytëzoi në maksimum një top të vdekur në zonë, me të majtën lëshoi ​​një gjuajtje duke firmosur për  1-0.

Espanyol arriti të ruajë deri në fund avantazhin e firmosur nga Kumbulla duke rrëmbyer tri pikë të arta në garën për tu larguar nga zona e rrezikut, ndërsa mbrojtësi kuqezi luajti deri në minutën e 72-të për tu zëvendësuar nga Fernando Calero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›