E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maratona e Londrës, nderim për viktimat e Bostonit

36 mijë vrapues, pjesëmarrës në maratonën e Londrës mbajtën 30 sekonda heshtje për të nderuar viktimat e sulmeve në Boston, ndërsa në krah kanë vendosur rripa të zinj në shenjë zie.

Para nisjes së garës policia londineze ka qenë në gatishmëri të lartë, e ndërsa dhe një numër i madh trupash u vendosën përgjatë itinerarit.

Maratona e Londrës është e para që zhvillohet pas ngjarjeve tragjike në atë të Bostonit, e policia metropolitane njoftoi se 40 për qind më shumë oficerë do të jenë në detyrë për të siguaruar se çdo gjë do të shkojë mirë.

Si pjesë e masave të sigurisë, koshat e mbeturinave janë larguar në të gjithë itinerarin prej 26 miljesh të maratonës, e cila nis në Grinuic, kalon përmes Tower Bridge, gjërpëron mes distriktit tregtar Canary Wharf, e i afrohet fundit në zemër të Londrës, pranë Big Ben e në fund Buckingham Palace.

Organizatorët do të dhurojnë 2 paundë për çdo vrapues që do të mbërrijë finishin, në fondin e ngritur për viktimat e Bostonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›