E Martë, 3 Nëntor 2026

Maresca “përjashton” Sterling: Nëse qëndron, nuk do të luajë

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, foli për Sky Sport në kuadër të ndeshjes së dytë të play-off kualifikuese të Konferencës Ligës në Zvicër kundër Servette, të planifikuar për këtë mbrëmje, duke ndaluar gjithashtu te Raheem Sterlin.

“Ai është një djalë fantastik, por e vetmja gjë për të thënë është se çdo trajner ka ide të ndryshme.  Nuk është tipi i anësorit që më pëlqen… kjo nuk i heq asgjë nga vlera, historia dhe shifrat flasin për Raheem”.

“Preferoj të jem i sinqertë me lojtarët. Ata që nuk janë të përfshirë nuk do të jenë dhe nuk do të marrin minuta nëse qëndrojnë.  Nuk e di se çfarë do të ndodhë kur dritarja të mbyllet nëse ata janë ende këtu. Ata që do të marrin minuta janë ata që mendoj se mund të na ndihmojnë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›