E Diel, 1 Nëntor 2026

Mariana Kondi “shuan” zërat: Erand Sojli është divorcuar nga bashkëshortja!

Aktorja e njohur dhe njëkohësisht mikeshë e Erand Sojlit, Mariana Kondi konfirmoi ndarjen e fermerit nga partnerja, e cila ishte kryefjala e ditëve të fundit.

Ajo tha në studion e Ferma Club në Vizion Plus se çifti i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Ish-fermerja u shpreh se i njeh të dy dhe ka shumë respekt për ish partneren e Erandit.

“Janë të dy të shkëlqyer. Mamaja e fëmijëve të Erandit është një zonjë. Por, jeta…s’ke çfarë t’i bësh. Mua më erdhi shumë keq. Po, janë ndarë. Edhe kur isha në Amerikë u mundova të bëja diçka. Por, kur nuk ecën, nuk ecën”, tha Mariana.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›