E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marinari, ne toke me 50 grame hashash

Nje ushtar i marines ka rene ne pranga, pasi i eshte gjetur mbi 50 grame kanabis sativa. Fation Loca, 23 vjec eshte kapur ne afersi te stacionit te trenit, tha dje policia e Tiranes, ne momentin qe ishte duke marre nje fugon per te udhetuar ne drejtim te repartit te tij ne Durres. Agjentet antidroge sqaruan se 23-vjecari, nga Peshkopia, e kishte lenden narkotike te llojit kanabis sativa, ne xhep, ne nje qese celefoni. Gjate marrjes ne pyetje, i riu ka deklaruar se drogen e mbante per vete, pasi e konsumonte prej disa kohesh. Pak kohe me pare, nje tjeter ushtar ra ne pranga pasi iu gjet droge, ne repartin ku bente sherbimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›