E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Marine Le Pen nuk rikandidon më për Presidencën franceze: Tre humbje mjaftojnë

Marine Le Pen nuk do të kandidojë më për zgjedhjet presidenciale në Francë, me “përjashtim të ngjarjeve të jashtëzakonshme”.  Le Pen e cila humbi përballë Macron tha se humbja e 3 zgjedhjeve janë të mjaftueshme.

“Tre gara presidenciale përbëjnë një rezultat në vetvete. Një proces që më ka lejuar të rrisë idetë nga 18% në 42%. Në një periudhë 10 vjeçare ky rezultat është domethënës dhe shpresoj të shohë një elitë të re në vend deri në 2027-ën”, tha ajo.

Le Pen foli edhe për zgjedhjet brenda partisë së saj, ku pritet të zgjidhet lideri i ri. Ajo nuk dha një datë për zgjedhjet, por tha se kishte një emër në mendje për pasardhësin e saj./ Le Figaro

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›