Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Mario Keputa është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Kryeministrit, në mbështetje të nenit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
/e.i/r.e/a.f/