Marjeta Ljarja: Skenat që censuruan filmin Rrethi i kujtesës
Aktorja rrëfen për rolin e nënës që do ta sjelli së shpejti në skenën teatrore, por zbulon dhe disa nga sekretet e filmave Është cilësuar si një prej emrave më të suksesshëm të kinematografisë shqiptare, por që me talentin saj ka spikatur dhe në skenën teatrore. Aktorja Marjeta Ljarja është një prej emrave më të njohur të filmit shqiptar, e cila së shpejti do të vijë në skenën teatrore me rolin e nënës në shfaqjen Gjashtë personazhe kërkojnë autor. Pjesëmarrja e aktores së njohur, ia shton vlerat tragjikomedisë dhe e bën më emocionale për publikun shqiptar. Marjeta Ljarja është një ndër aktoret, e cila mbetet pa dyshim një prej emrave dhe artistëve të merituar, e cila është vlerësuar për
një kontribut të çmuar në skenën dhe filmin shqiptar, duke u renditur përkrah emrave më të njohur. Rikthimi i saj në skenë vjen pas një mungese paksa të gjatë, dhe do të jetë pikërisht kjo vepër, e cila do të ngjitet në skenë nga regjisori i talentuar Mehmet Xhelili, që do të rikthejë në skenë aktoren Ljarja. E pyetur rreth veprës së Luixhi Pirandelos, ajo vlerësoi duke thënë se, Të jesh pjesë e një prej kryeveprave të Pirandelos është një nder i madh. Unë kam rolin e nënës në këtë pjesë, e cila është një personazh që flet pak, por të tjerët janë ata që flasin për të. Nëna është ajo që mbart dramën e madhe, dhe është një personazh që mban mbi vete shumë dhimbje për shkak se jeta e saj shënjohet prej shumë problemeve. Është një pjesë shumë e bukur. E njohur për rolet e saj të shumta në filma e teatër, më të vështirin ajo veçon rolin tek "Rrethi i kujtesës", film tek i cili, siç rrëfen edhe vetë, janë hequr shumë skena për shkak se ishin të rënda për publikun. Roli i saj i parë i aktores Marjeta Ljarja në kinematografi do të jetë ai i Donikës në filmin "Në pyjet me dëborë ka jetë". Në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar në prill të vitit 1987 u vlerësua me Kupën e Festivalit si Aktorja më e mirë për rolin e Zanës në filmin Fillim i Vështirë. Për meritat e saj artistike Marjeta Ljarja është nderuar me titullin "Artiste e Merituar". Nga karriera e aktores përmendim filmin Koha e Kometës/Time of the Comet- Krye Murgesha, Njerëz dhe fate-Halla, Amerika/LAmerica-drejtoresha e fabrikës, Vitet e pritjes-Nerënxa, Rrethi i kujtesës-Margarita Begolli, Telefoni i një mëngjesi-Mariana, Fillim i vështirë-Zana, Rrethimi i vogël-Drita, Enveri ynë-Bashkëshortja e Bujarit, Asgjë nuk harrohet-Sara, bashkëshortja e Andit, Një vonesë e vogël mësuesja, Rruga e lirisë-Vojsava, Kur xhirohej një film- asistentja e regjisorit, Në pyjet me dëborë ka jetë-Donika, Vajzat me kordele të kuqe-Jeta Duro dhe në teatër "Cuca e Maleve"-Cuca, "Këmbanat e muzgut" e Teodor Laços.
-Riktheheni në skenën e Teatrit Kombëtar në veprën e dramaturgut italian Luigi Pirandelo Gjashtë personazhe kërkojnë autor. Si ndiheni?Ndihem shumë mirë, pasi aktori kur mungon nga skena gjithmonë ka mall. Mendoj se rikthimet janë gjithmonë shumë të bukura. Roli që unë kam në këtë vepër është shumë i bukur dhe regjisori Mehmet Xhelili është shumë komod dhe shumë i talentuar me punën. Grupi është një staf me aktorë shumë të mirë dhe të talentuar dhe ne e kalojmë shumë mirë. Mbi të gjitha kryesor është roli, i cili është shumë i veçantë. Unë interpretoj rolin e nënës , i cili është një nga gjashtë personazhe. E veçanta e saj është se ajo flet shumë pak për veten, pasi flasin të tjerët për të. Drama është ajo që mbart dramën më të madhe njerëzore dhe është tamam një personazh, pasi nuk mund të ndodhin në jetë kaq sa i ndodhin kësaj nëne, kështu si i shkatërrohet jeta asaj.
-Keni një karrierë të gjatë artistike, numëroni shumë role, por çfarë i shton galerisë tuaj të personazheve roli i nënës?Kam shumë role gjatë karrierës sime, por unë shpresoj që ky rol ti shtojë diçka.
-I keni munguar disi shumë skenës teatrore?Janë shumë gjëra që i dinë të tjerët për mua. Unë kam kaq vite aktore e teatrit dhe nuk është një periudhë që unë të gjykohem tani për këtë. Unë mendoj se këto shkëputje, janë normale dhe ndoshta i ndodh çdo aktori, që një periudhë është në skenë dhe një periudhë tjetër duket sikur është në rresht të dytë, por kjo ndodh dhe tek të tjerët. Rasti im nuk është i pari.
-E ndërkohë, si e konsideroni bashkëpunimin me regjisorin Mehmet Xhelili?Është e hare e parë që unë po bashkëpunoj me këtë regjisor, por që në fakt ne njihemi prej vitesh, kështu që kjo është një falënderim për këtë regjisor. Megjithatë ne aktorët e kinemasë kemi më shans që edhe kur mungojmë nuk mungojmë pasi filmat ku ne interpretojmë, shfaqen kaq shumë sa ne nuk i kemi munguar publikut, i cili na do dhe na vlerëson për atë që ne kemi sjellë para tij.
-Si ndihet aktorja Marjeta Ljarja nga vlerësimi i publikut?Për mua ky është shpërblimi më i madh që merret për aktorët. Çmimi më i madh është respekti dhe ajo dashuri që unë kam pasur. Kjo është një ndjenjë që ne kemi fatin ta provojmë si aktorë.
-Të gjithë aktorët pohojnë se rolet janë njëlloj, por për ju ku kanë qenë emocionet më të mëdha, në film apo teatër?Filmi më ka dhënë shumë gjatë jetës sime artistike, por ai akoma vazhdon që të më japë momente të bukura. Për mua në film e kam pasur kënaqësinë dhe shansin më të madh. Filmi ka qenë një dhunti natyrore dhe dikujt ia ka falur zoti teatrin, dikujt kinemanë. Të dyja këto janë gjëra që janë shumë të dallueshme për mua, interpretimi në teatër me interpretimin në filma.
-Si e shikoni sot brezin e ri të aktorëve?I dua shumë, por fatkeqësisht nuk kanë shanset që kemi pasur neve, sepse në fund të fundit është shumëllojshmëria e skenës, aktivizimit, konkurrenca që të bën që ti të nxjerrësh maksimalen e vetes tënde. Janë shumë të paktë ata që kanë mundësi të shpërfaqin veten. Neve na jepej mundësia të shpërfaqeshim të gjithë, e më pas kishte konkurrencë mes më të mirëve. Konkurrenca ishte reale, ndërsa tani shpërfaqjet janë aq të kushtëzuara, sa mbase nuk mund të japin vetë aktorët dhe më vjen keq për këtë.
-Si ka ndikuar të qenit së bashku me bashkëshortin tuaj në një profesion, sa kritik ka qenë ai ndaj jush?Ndikon, sepse ke një bashkëbisedues të vazhdueshëm në gjithçka, dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Do apo nuk do, kur të kthehesh nga provat një fjalë do ta thuash. Marr këshilla prej tij e herë-herë shakatë e bisedat shkojnë deri në ekstrem (qesh).
-Cili është roli që ju mendoni se ju hapi rrugën drejt kinemasë?Rruga e kinemasë ka qenë shumë e bukur dhe plot emocione. Jeta është shans e rastësi. Unë se kisha menduar kurrë kinemanë, por një kinoprovë që bëra dikur, më bëri mua kjo që jam sot. Kur kam bërë kinoprovën për filmin "Në pyjet me borë ka jetë", dukej sikur unë kisha lindur me kamerën. Unë e kam arritur në vitin e parë kur unë kam qenë studente televizionin, por kamera ishte një gjë që nuk e kishin të gjithë, sepse tani ke dhe kamera në shtëpi dhe mund të mësosh që fëmijë, ndërsa në atë kohë ishte një fenomen i panjohur për artin e kulturën. Pra marrëdhënia me kamerën është ajo që ka një aktor kinemaje, që e ndjen kamerën në çdo sekondë, por përsëri spektatori nuk e ndjen në asnjë sekondë.
-Keni pasur zhgënjime gjatë karrierës suaj artistike? Në momentin që të jepet mundësia që të krijosh diçka, kjo është një mrekulli dhe nuk ka rëndësi se sa është, pra është një shans që jepi gjithçka që ke dhe do të marrësh diçka. Pra unë nuk kam qenë ajo që kam luajtur një rol me shumë dashuri dhe tjetrin me më pak, pasi për mua janë të gjithë njëlloj. Edhe në jetë nuk kërkoj vetëm gjëra të mëdha, por dua gjithçka. Jeta dhe me gjëra të vogla bëhet shumë e bukur, mbushet e tëra.
-Keni interpretuar në shumë filma, po ku ka qenë vështirësia më e madhe gjatë xhirimeve? Ka qenë tek filmi Rrethi i kujtesës.
-Çfarë kujtoni nga ajo kohë?Kujtoj shumë gjëra, por tek ai film janë hequr gjysmë ore tmerre dhe tortura. Kur u shfaq në Kinostudio, ku ishte dhe grupi realizues ai u tmerrua në atë kohë. Pasi u panë ato skena, atëherë u tha nëse doni ta shfaqni filmin duhet të hiqni dhe këto pjesë, pasi ishte një skenë shumë e rëndë.
-Së bashku me bashkëshortin tuaj merrini me art, sa është trashëguar kjo tek fëmijët tuaj?Duket pak më shumë tek djali, madje ai është di