Markez dëshpëron tifozët: Harrojeni titullin

Ai është rasti tipik kur egoizmi i tepruar dhe dëshira e shfrenuar e mbarsur me një llojë varsie të pashërueshme për të fituar gjithnjë dhe me çdo llojë çmimi, thyejnë arsyen dhe kufijtë e logjikës.
Mark Marquez ende vuan pasojat e atij dëmtimi të rëndë që pësoi në Heres të Spanjes 2 vjet më parë, 8 herë kampioni i botës së fundmi është rrëfyer pa doreza për një prej mediave spanjolle, ku tregon kalvarin e gjatë të vuajtjeve që erdhën për shkak të atij aksidenti të evitueshëm.
“Kam vuajtur shumë pas atij incidenti, ende nuk po arrij dot të rikthehem në formën e mëparshme, mjeku pas operacionit të fundit më tha se isha me fat që kisha mundur të rikuperohesha dhe jam ky që jam sot”, thotë fillimisht spanjolli.
Kampioni i shumfishtë iu nënshtrua 3 operacioneve të dhimbshme, situata që siç e pranon edhe vet, e detyruan të mendonte seriozisht largimin nga MotoGP.
“Në sezonet 2020 dhe 2021 preka fundin, kisha marramendje të vazhdueshme dhe shikim të turbulluar, nuk arrija të sillesha normalisht, doktori më shpjegoi se nuk do të isha më në gjendje të garoja me 250 km në orë mbi motor, ishte e tmerrshme”, thotë spanjolli, i cili më tej shpreson që e kaluara të jetë lënë pas:
“Sigurisht shpresoj që të jem në gjendje të jap më të mirën time, e kam të qartë që nuk do të arrij të luftoj për fitoren dhe as për podiumin, kam frikë se nuk do të jem më kurrë ai Mark Marquez që keni njohur të gjithë, gjithashtu ndryshimet në motorr janë të mëdha dhe nuk e ndjej më si motorin tim.
Kam patur një sintoni të jashtëzakonshme mbi motorr, më dukej si pjesë e trupit, tani gjërat janë ndryshe, megjithatë botërori është i gjatë dhe të presim çfarë do të ndodhë” përfundoi rrëfimin e tij të sinqertë Mark Marquez.