Marku: Universiteti “Fan S. Noli” ka kapacitetet shkencore dhe infrastrukturën e duhur

Prej vitesh universiteti “Fan Stiljan Noli”, ka në fokus ndërkombëtarizimin. Mark Marku, Anëtar i Bordit të Administrimit në Universitetin “Fan Stiljan Noli” thotë se qasja që ka ky institucion është qasja e duhur, pasi procesi i ndërkombëtarizimit kërkon një rritje cilësore dhe mbështetje financiare.
Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë është një proces në transformim të përhershëm, duke u kthyer në shqetësimin kryesor të universiteteve në vendin tonë. Procesi i të mësuarit, mësimdhënia dhe kërkimi shkencor, si dhe ndërlidhjet mes tyre janë të rëndësishme në këtë proces.
Mark Marku Anëtar i Bordit të Administrimit në Universitetin “Fan Stiljan Noli” thotë se qasja që ka ky institucion i arsimit të lartë është qasja e duhur, pasi procesi i ndërkombëtarizimit kërkon një rritje cilësore dhe mbështetje financiare.
Më tej Marku ka thënë se universiteti “Fan Stiljan Noli”, i ka kapacitet shkencore dhe infrastrukturën e duhur, për t’ju përgjigjur sfidave të globalizmit, por sipas tij studentët duhet të përfshihen më tepër në këtë proces.
Prej vitesh universiteti “Fan Stiljan Noli”, ka në fokus ndërkombëtarizimin. Këto strategji vijnë në kuadrin e objektivave të këtij universiteti për t’u shndërruar në një qendër të rëndësishme kombëtare dhe rajonale sa i takon bashkëpunimit universitar, shkëmbimeve me karakter kërkimor shkencor dhe debatin e ideve që promovojnë vlerat akademike dhe ato të qytetarisë europiane.
/rtsh.al/