Marok,24 viktima nga permbytjet
Shirat e dendura dhe rreshjet e debores te nje intensiteti te papare ndonjehere, prej nje jave kane goditur Veriun dhe qendren e Marokut. Per pasoje 24 persona kane humbur jeten. Deme te medha jane shkaktuar edhe ne infrastrukture dhe banesa nga dalja e lumenjve nga shtreterit e tyre. Ne rajonin veriperendimor te Marokut per shkak te daljes nga shtrati te lumit Bet numerohen 2000 shtepi te permbytura ndersa 200 te tjera jane rrenuar teresisht. Autoritetet vendore po perpiqen te shperndajne ushqime dhe medikamente per te demtuarit. Nderkohe deme te medha jane shkaktuar edhe ne bujqesi dhe ne terrenet e kultivuara. 80 mije hektare toke bujqesore ndodhen nen uje ndersa 2000 persona jane evakuuar nga forcat e emergjences civile.