Maroku, Regragui: Humbje e hidhur, por jemi mes katër të parëve

“Është një humbje e hidhur, por mendoj e merituar, gjë që më lë të zhgënjyer. Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur, duke pasur një ekip që nuk u dorëzua. Do të kujtojmë shumë ndeshje, do të kthehemi më të fortë. Bashkuam vendin tonë për një muaj, të gjithë ata ishin të lumtur”. Kështu është shprehur Walid Regragui, trajneri i Marokut, pas humbjes në finale për vendin e tretë në Botërorin e Katarit ndaj Kroacisë. “Do të duhet të kthehemi edhe më të fortë, njerëzit do të na presin – shtoi ai – Jemi të lumtur në fund, jemi ndër katër skuadrat më të mira në botë”.
Yassine Bounou, portieri i Marokut, ka komentuar humbjen: “Duhej të rikuperoheshim brenda pak ditësh dhe bëmë një lojë të shkëlqyer, urime Kroacisë dhe bashkëlojtarëve të mi sepse bëmë diçka shumë të rëndësishme”, shpjegoi ai. Ndjemë se kishim një popull të tërë me vete, ishte e vështirë të rikuperoheshim pas gjysmëfinales kundër Francës. Sot e donim një fitore. Nuk ishte e mundur, por ne mund të jemi të lumtur me Botërorin tone”.