E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Maroku, Regragui: Të shkruajmë historinë

“Është një çerekfinale e Kupës së Botës. Sa më shumë të ecim përpara, aq më shumë rriten vështirësitë. Do të takojmë një ekip që është një nga më të mirët në botë, me lojtarë që praktikisht luajnë për klubet më të mira në botë. E dimë se nuk do të jetë e lehtë si kundër Spanjës, Kroacisë dhe Belgjikës”.

Megjithatë, të gjitha këto ndeshje kanë të njëjtën vështirësi. Ne do të japim më të mirën tonë. Do të përpiqemi përsëri të krijojmë një surprizë pasi askush nuk e priste që ne të arrinim në fazën e 16-shes ose çerek finale”. Këto janë fjalët e trajnerit të Marokut, Walid Regragui, në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Portugalisë të planifikuar për nesër në orën 16:00 në stadiumin Al-Thumama në Doha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›