E Hënë, 2 Nëntor 2026

Marrëdhënie me dhunë me 18-vjeçaren me probleme mendore, arrestohet autori në Shijak

Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një 18-vjeçareje që vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë.

Menjëherë pas kallëzimit të marrë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, u arrestua shtetasi H. G., 44 vjeç, banues në Pjezë të Njësisë Administrative Xhafzotaj.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shkop gome, që përdoret zakonisht nga efektivët e policisë, si dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›