Marrëdhëniet bilaterale dhe integrimi në BE, Konjufca takohet me Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë

Zv.kryeministri, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Ministria e Jashtme ka bërë me dije se takimin e zhvilluar mes dyshes, Dietz e uroi ministrin Konjufca për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.
Sipas njoftimit të MPJD-së, takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve bilaterale, koordinimin në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/