E Diel, 1 Nëntor 2026

“Marrëdhëniet inspektorat-biznes duhet të jenë korrekte”, Dashnor Sula takim me shoqatat e sipërmarrësve: Kontrollet do të përcaktohen nga sistemi i ri, qytetarët të denoncojnë

Kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula, gjatë takimit me përfaqësues të shoqatave të biznesit, bëri thirrje që qytetarët të denoncojnë problematikat dhe rastet e abuzimit.

Një nga risitë e sistemit do të jetë pajisja e inspektorëve me kamera inteligjente, për të garantuar dokumentimin dhe transparencën gjatë procesit të kontrollit.

“Marrëdhënia inspektorat-biznes duhet të jetë një marrëdhënie korrekte, një marrëdhënie miqësore dhe jo që të shikohet biznesi si po kuptojmë, themi, armik, ku i jepet mundësi edhe biznesit, ku i jepet mundësi edhe qytetarit që nëpërmjet denoncimeve, të cilat ato adresojnë, që i jepet mundësia që edhe rrugë të konfidencialitetit, pra edhe në mënyrë anonime, edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha Sula.

Ndërkohë, kontrollet nuk do të përcaktohen më në mënyrë subjektive. Ato do të identifikohen dhe orientohen përmes sistemit të ri, i cili synon të bazojë procesin e inspektimit në risk dhe të reduktojë ndërhyrjet njerëzore.

“Kemi bërë të mundur që brenda tre muajve kemi përfunduar të gjithë termat teknikë, me qëllimin e vetëm dixhitalizimin e sistemit të inspektimit dhe të marrë fund njëherë e përgjithmonë që nuk vendos inspektori se ku do të kryhet inspektimi”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›