Marrëveshja PS-LSI, zyrtarizohet Aleanca për Shqipërinë Europiane
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë jetësuar sot nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale, duke zyrtarizuar kështu koalicionin parazgjedhor Aleanca për Shqipërinë Europiane.
Në emër të dy partive, Ralf Gjoni nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Taulant Balla nga Partia Socialiste lexuan para të pranishmëve Kartën e Parimeve të bashkimit PS dhe LSI.

Nderkaq marrëveshja u firmos nga dy kryetarët respektivë, Edi rama dhe Iir Meta në përfundim të punimeve të konferencës ballkanike të Partive Socialiste Europiane në Shkodër.
Kreu i PS, Edi Rama vlerësoi se kjo marrëveshje do ti kthejë popullit shqiptar të drejtën sovrane të qeverisë së këtij vendi.