E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshja Rama-Berisha shume shpejt do te konkretizohet ne Parlament

Marrëveshja mes dy liderëve Berisha dhe Rama duket se po merr formë gjatë këtyre ditëve dhe shumë shpejt do të konkretizohet në Kuvend.

Pas disa muajsh negociata, duket se bashkëpunimi për ligjet me 3/5, për ndryshimin e rregullores së Kuvendit dhe për reformën zgjedhore, po jep frytet e para.

Deputeti socialist Ilir Gjoni, paralajmëroi arritjen e një marrëveshjeje mes dy forcave më të mëdha në vend për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, duke nisur nga java e ardhshme.

Gjatë paradites, deputetët socialistë, anëtarë të komisionit të Ligjeve, ishin në një mbledhje pune për propozimet që do të dorëzohen në Kuvend për ligjet me 3/5-at e votave.

I hapet rruga në këtë mënyrë, votimit të këtyre ligjeve në një nga seancat e ardhshme.

Deputeti Pandeli Majko paralajmëroi dorëzimin e propozimeve konkrete në Kuvend.

Për dy vite, ligjet me 3/5-at nuk janë votuar nga opozita.

Në anën tjetër, reforma parlamentare ka qenë një nga kërkesat kryesore të deputetëve të Partisë Socialiste për një marrëveshje.

Në seancën e kaluar, dy partitë e mëdha bashkuan votat për emërimin e Ermelinda Meksit në këshillin mbikëqyrës të Bankës Qendrore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›