Marrëveshja Rama-Meloni, anija “Cassiopea” gati për të transferuar emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër pas dy muajsh pauzë

Pas një periudhe pauze prej më shumë se dy muajsh, ka rinisur Operacioni “Albania”.
Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” raporton se anija patrulluese “Cassiopea” – që i përket Forcave të Patrullës së Mbrojtjes Bregdetare – ndodhet në ujërat pranë Lampedusas – gati për të ngarkuar emigrantët që do të transferohen në qendrat e Shëngjinit dhe më pas në Gjadër.
Tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të dërguar në objektet shqiptare.