E Premte, 6 Nëntor 2026

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Balla – Opozitës: Në 13 vite qeverisje nuk firmosët asnjë marrëveshje

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet dhe që sot miratohet në Kuvend.

Ministri Balla, në fjalën e tij në Kuvend, ku u diskutua marrëveshja me Italinë për pensionet, nënvizoi se qeveria socialiste ka një numër rekord marrëveshjesh në dobi të qytetarëve shqiptarë.

“Kjo qeveri, jo vetëm ka vendosur një rekord të numrit të marrëveshjeve të ngjashme që ka sjell për miratim, por është e vetmja qeveri që në fakt prej vitit 2013 krijoj këtë mundësi, që për të gjithë motrat dhe vëllezërit tanë të kenë mundësinë që për aq ditë, aq muaj që kanë punuar në këto vende, kontributet shoqërore të derdhura, t’u njihen për efekt pensioni në Shqipëri”, tha Balla.

Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se nuk ka arritur asnjë marrëveshje  të ngjashme në 13 vite qeverisjes. “Ju keni qeverisur 13 e pak vite vendin dhe bilanc më epik sesa fakti që në 13 vite nuk arritët të mbyllnit qoftë dhe një marrëveshje të vetme, është shprehja më kuptimplotë se sot minimalisht t’i thoni përgëzime qeverisë. Hajde të bashkojmë forcat, kontributet, mesazhet për të ecur përpara edhe me qeveritë e tjera, ku unë shpresoj që marrëveshja e radhës që do të vijmë këtu, do të jetë ajo me Greqinë”, tha Balla.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›