E Martë, 3 Nëntor 2026

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama: Treguam që jemi europianë!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mbrojtur marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve. 

Duke folur në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, Rama tha se ky ishte një rast  kur nuk i thuhej “jo” Italisë ndërsa theksoi se kjo marrëveshje sipas tij  tregon se të gjithë jemi europianë.

“Nuk i themi dot jo Italisë, nuk i thua dot jo as Melonit, por si themi sot jo Italisë për shkak të historisë dhe faktit se sa shumë ka qenë e pranishme për ne Italia kur kemi qenë në situata shumë të këqija” tha zoti Rama . “Jemi të gjithë europianë dhe duhet të sillemi si europianë edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e kësaj familje të përbashkët europiane” shtoi ai .

Në vlerësimin e kryeministrit shqiptar “Ngritja e kësaj çështjeje në fushata zgjedhore dhe ndarja e shoqërisë për diçka që është racionale, e ka çuar problemin e emigracionit në problemin e luftës kulturore dhe ky është dëmi më i madh që i është bërë vlerave dhe parimeve evropiane”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›