E Enjte, 5 Nëntor 2026

Marrëveshja me KE për asistencën financiare/ Tabaku: Qeveria në 8 vite ndryshoi 4 herë koordinatorin e IPA

Marrëveshja me KE për asistencën financiare është një nga temat e diskutimit gjatë seancës së sotme plenare.

Deputetja e PD Jorida Tabaku, nga foltorja e Kuvendit tha se ka ngritur shqetësimin që qeveria shqiptare ka ndryshuar strukturën e fondeve.

Gjithashtu ajo theksoi se qeveria ka aftësi të ulët për të përthithur fonde të BE, duke shtuar se ky fakt tregon mosgatishmërinë e administratës publike për të ngritur struktura eficente.

“Duhet të merremi me strukturën që nga ngritur qeveria për të koordinuar fondet. Kjo e copëzon procesin dhe e ndajnë përgjegjësinë duke krijuar më shumë vështirësi, për herë të parë ka ndryshuar katër herë në 8 vite koordinatorin e IPA-s, kjo ka sjellë problem në zbatimin dhe përthithjen e fondeve të IPA . Ne nuk mund të lejojmë që këto fonde të mos përfitohen.

I kërkoj kujtdo që merret me koordinimin e asistencës së IPA që të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të ofrojnë transparencë pavarësisht se kush qeveris”, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›