E Martë, 3 Nëntor 2026

Marrëveshja mes qeverisë dhe Rithemelimit, Basha: Pazar i turpshëm, i shërben interesave të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për arritjen e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore si dhe për ngritjen e një platforme dialogu politik për “ligjet” me 84 vota.

Kryedemokrati e konsideroi këtë marrëveshje si një pazar mes mazhorancës dhe opozitës që sipas tij i shërben interesave të Edi Ramës.

“Një pazar të fëlliqur duan të krijojnë, me parullën o unë o asgjë. E kam fjalën për pazarin e turpshëm të 48 orëve të fundit, por ka qenë në tenxheren me presion që prej fillimit. Janë të gatshëm të bëjnë pazare me njërin tjetrin dhe është Pazar i pastër në radhë të parë të interesave të Edi Ramës.

Politikisht është një pakicë, sepse populli nuk e do, së dyti për interesat e Sali Berishës dhe disa vulëhumburve që siç erdhën ashtu po ikin, që u janë ngjitur sytë, veshët stomaku dhe të prapmet pas karrigeve.

5 muaj i ashtuquajturi revolucion prodhoi…Rama kaloi çfarë i deshtë qejfi. Në vend që të flasin i ranë bilbilave. Nga 8 komisione në 2, dhe njëra prej tyre SPAK komunikon akuzat. U shit revolucioni”, u shpreh Lulzim Basha gjatë takimit të Kuvendit Zgjedhor tëq Degës 13 të PD-së në Tiranë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›