Marreveshja ne Kongres menjanon mbylljen e pjeshme te qeverise

Senati amerikan ka miratuar nje marreveshje kompromisi per te financuar perkohesisht qeverine amerikane dhe menjanuar keshtu mbylljen e saj te pjesshme kur te perfundoje viti fiskal aktual te premten.
Ne nje vote dypartiake Senati i kontrolluar nga demokratet miratoi naten e mbremshme nje mase te perkoheshme shpenzimesh te njohur si zgjidhje e vazhdueshme per te mundesuar funksionimin e plote te qeverise deri me 18 nentor. Miratimi pritej pas bisedimeve prapa skenes per te zgjidhur ngercin mbi shpenzimet qeveritare deficitin dhe taksat.
Senati po ashtu miratoi nje mase afatshkurter deri me 4 tetor. Masa tani kalon ne Dhomen e Perfaqesuesve te kontrolluar nga republikanet e cila eshte me pushime deri javen qe vjen.
Javen e kaluar Senati hodhi poshte nje propozim shpenzimesh te miratuar nga Dhoma e Perfaqesuesve qe do te kishte financuar perkohesisht qeverine deri me 18 nentor por qe kerkonte shkurtime ne programe qe favorizohen nga demokratet.